Real Madrid
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Real Madrid
 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ronaldo: Unë dhe Kakà, të pandalshëm…

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Atif

Atif


Numri i postimeve : 60
Points : 2147483647

Reputation : 3
Join date : 17/06/2009
Age : 27
Location : Prishtina

Ronaldo: Unë dhe Kakà, të pandalshëm… Empty
MesazhTitulli: Ronaldo: Unë dhe Kakà, të pandalshëm…   Ronaldo: Unë dhe Kakà, të pandalshëm… I_icon_minitimeSat Jul 04, 2009 11:32 pm

Ronaldo: Unë dhe Kakà, të pandalshëm… Kristiano-ronaldo

Portugezi për brazilianin: Mund të shkëmbejmë pozicionet me njëri-tjetrin, duke u bërë të pamarkueshëm

Nuk kanë të bëjnë aspak disa milionë euro më shumë në llogarinë bankare. Kristiano Ronaldo zgjodhi të largohet nga Mançester Junajtid për të luajtur me Realin e Madridit, me qëllim që të shpëtonte përfundimisht nga mbrojtësit kundërshtar në Angli, të cilët e shqelmonin sa herë që e kishin përballë, gjatë tri-katër viteve të fundit. Vetë portugezi e pohoi diçka të tillë në “Daily Sport”: “Në kampionatin anglez ka disa skuadra, që duke e ditur se nuk mund të krahasohen teknikisht me ekipet e mëdha, e bazojnë lojën e tyre te faullat. Eshtë diçka me të vërtet shqetësuese dhe dikush duhet të ndërhyjë për të mbrojtur futbollistët e talentuar. Në çdo ndeshje ekziston mundësia që të pësosh një dëmtim serioz, disamujor”.

UEJN RUNI - Pasi mbylli ankesat, që nuk i kishte thënë gjatë kohës që luante në Premier Ligë, Kristiano Ronaldo ka disa fjalë edhe për ish-ekipin e tij dhe në veçanti për Uejn Runin, duke e cilësuar si liderin e ardhshëm të Mançester Junajtid, që mund t’i drejtojë “djajtë” drejt titullit të 19-të në Premier Ligë. “Mançesteri ka mundësinë të fitojë një titull historik, - tha Ronaldo për “The Sun”. - I ka të gjitha aftësitë dhe sipas meje futbollisti që do të bëj diferencën është Runi. Ai është i gatshëm të japë edhe jetën për ekipin. Eshtë një lider i lindur”.

REAL & KAKA - Kristiano është gati për të filluar aventurën e re në Madrid, duke nisur nga prezantimi më 6 korrik. Ai tha se po pret me padurim që të luaj përkrah Kakàs. Eshtë dakord me blerjen e Karim Benzemasë dhe është dakord me të gjithë futbollistët e tjerë të mëdhenj që ka Madridi. Gjithsesi, idea që do të luajë me Kakàn e “elektrizon” më shumë. “Ashtu si Mançesteri edhe Reali ka futbollistë të mëdhenj në të gjitha pozicionet e fushën, - u shpreh portugezi. - Në fillim dua të mësoj dhe të rritem mes tyre, mes legjendave të vërteta si Raul. Por është Kakà lojtari që më tërheq më shumë. Eshtë një nga më të mirët e Botës dhe tani që do të jetë 27-vjeçar ka arritur kulmin e pjekurisë si futbollist. Do të jetë e shkëlqyer të luaj përkrah tij. Duke shkëmbyer vazhdimisht pozicionet do bëhemi të pamarkueshëm. Pastaj vijnë Benzema, Ramos, Guti, Kasiljas, të gjithë kampionë”.


Valdano: “Lamtumirë” Vila!

Reali i Madridit ka braktisur përfundimisht blerjen e David Vilës nga Valencia, pasi siguroi shërbimet e sulmuesit francez të Lionit, Karim Benzema. Këtë vendim e bëri të ditur drejtuesi i lartë madrilen, Horge Valdano, i cili tha: “Kërkonim një sulmues, një golashënues që të ishte agresiv ndaj mbrojtes kundërshtare dhe morëm Benzemanë, që i ka këto karakteristika. Benzema dhe Vila janë të ngjashëm, kësisoj me blerjen e Karimit kemi hequr dorë përfundimisht nga Vila”. Reali e bleu Benzemanë nga Lioni për 35 milionë euro, ndërsa Vila ka të ngjarë të lëvizë nga Valencia te Barcelona për rreth 45 milionë euro.

PREZANTIMI

Raul Albiol: Te Reali, për trofetë

Ndoshta nuk ishte aq i bujshëm sa prezantimi i Kakàs, gjithsesi plot 10 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në “Santiago Bernabeu” për të përshëndetur ardhjen e Raul Albiolit te Reali i Madridit. Presidenti Florentino Perez, i cili shpenzoi 15 milionë euro për ta marrë nga Valencia, tha se ndihej krenar që kishte marrë në ekipin “merenges” një nga mbrojtësit më të mirë të botës, ndërsa Albiol tha: “Jam shumë i lumtur dhe krenar. Kam ardhur te Reali që ta ndihmoj këtë skuadër të fitojë trofe. Dua të falënderoj presidentin dhe tifozët dhe ta shpërblej besimin në fushën e lojës”. 23-vjeçari do të mbajë fanellën me numër 18-të, e cila i takonte Ruben De la Redit në sezonin e kaluar. fansa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://real-madrid-ks.albanianforum.net
 
Ronaldo: Unë dhe Kakà, të pandalshëm…
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ronaldo: Pse po largohem nga United
» Ronaldo arrin marrëveshje për detajet e kontratës
» Kaka prezantohet tek Reali, nis epoka e tij galaktike
» Kakà, ylli i brezit të dytë të “Galaticos”
» Kaka: Reali më josh në të gjitha mënyrat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Real Madrid :: Real Madrid :: Lajmet e portalit-
Kërce tek: